Rekordet negative të Champions League

Real Madrid kryeson disa nga statistikat më interesante të historisë së Champions League ku më të rëndësishmet janë ato që lidhen me pjesëmarrjet, trofetë apo ndeshjet e fituara, por kompeticioni i kampionëve ka edhe një anë tjetër, atë të rekordmenëve negativë dhe një prej tyre është Juventusi. Bardhezinjtë kryesojnë klasifikimin e kartonëve të kuq me 28 të tillë, të ndjekur nga Porto dhe Bayern Munchen respektivisht nga 26 dhe 25.

Lojtari më i ndëshkuar? Në këtë rast duhet thënë, lojtarët sepse janë plot tre të tillë në ppodium me nga 4 të kuq. Nuk mund të mungojë Sergio Ramos bashkë me Zlatan ibrahimovic dhe Davids. Real Madrid si për mirë edhe për keq sepse rekordmenët e këtij kompeticioni mbajnë vendin e parë edhe për ndeshje të humbura. Plot 81 të tilla por kjo statistikë reflekton edhe faktin që “Los Blancos” është skuadra me më shumë ndeshje në kompeticionin të cilit i ka dhënë dhe marrë njëkohësisht shumë.

sfidanti.al