Sipas “Daily Mail”, ka shqetësime në Manchester United për një person që po publikon të gjitha zhvillimet brenda ekipit. Ekziston një llogari pa emër në X (dikur Tëitter) që përditëson rregullisht fansat për lajmet e ekipit edhe përpara njoftimit zyrtar.
Për shembull, dëmtimet e Luke Shaw dhe Lisandro Martinez u njoftuan shumë përpara nga llogaria në fjalë. Zyrtarët e klubit janë të shqetësuar se këto rrjedhje mund të ndihmojnë potencialisht kundërshtarët të zbulojnë planin e lojës. Daily Mail citon një zëdhënës të klubit, i cili tha: “Përgatitja për ndeshjet e këtyre ditëve është aq e plotë sa informacionet e rrjedhura në lidhje me formacionet e ekipeve dhe dëmtimet mund t’i japin kundërshtarëve një avantazh për t’u shfrytëzuar”.
sfidanti.al