Me ra rruga dje nga marketi afer Federates, krejt rastesisht. Degjova qe menaxheri i marketit po i bente porosi furnizuesit per spumante te tjera, sepse çfare kishin ia kishte përlarë dikush nga FSHF-ja. Pyetjes se furnizuesit se kush ishte bleresi, menaxheri ju pergjigj pa teklif : nuk di me ta thene saktesisht, se ata me ngjajne te gjithe njesoj., Di vetem qe ishte njeri nga ata. Pas nja nje, ore mu desh prape te shkoja te bleja dicka kur shikoj qe kishte disa arka me spumante aty afer deres. Çfare ekonomi fluide- i thashe me shpoti,- sa shpejte ta paska sjelle porosine furnitori. Jo more me tha, nuk m’i solli ai. M’i kthyen prape ata te FSHF-se. Madje dhe m’i dhane me gjysmen e çmimit. Disa shishe i kishin hapur dhe nuk ja pranova, por i lanë dhoro dhe nuk kisha si t’ua ktheja..
E bukura eshte qe kur e mora furnitorin qe t’i thoja se nuk dua spumante ngaqë me erdhen mbrapsht, ai ma ktheu: edhe sikur te duash ti, s’kam as edhe nje shishe per be. Ka nje ore qe kam nje kerkese te çmendur per spumante, si kurre me pare. As per festat e fundvitit s’kam shitur si sot. Madje me tha t’i bllokoja edhe ato qe me kishte sjelle mbrapsht ai punonjesi i FSHF, sepse ja kishte premtuar nje mikut te tij qe po festonte diku dhe i donte me patjeter. Sot qenka dita e çudirave – me tha menaxheri dukshem i habitur. Por, po te vras pak mendjen tha, pikas nje dukuri shume te çuditshme. Sa here feston FSHF-ja, ne dalim shume keq me xhiron sepse si duket keta i paskan festat shume private. Habi e madhe per nje institucion qe mburret me nje popullsi aq masive sa ajo e futbollit. Ama,, sa here keta jane nxirre e vrerosur, ketu tek ne sepse behet nami . Më duket se feston i gjithe mileti. Mbase eshte edhe rastesi, por ka ndoshur shume shpesh dhe hajde mos beso po deshe…
Ne ate moment, ne televizorin qe kishte aty prane menaxheri dhe qe si gjithmone i hapur tek nje kanal me lajme live, del edhe njoftimi-flamë qe na e zgjidhi deri diku enigmen :
Duka nuk fiton zgjedhjet per ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA.! Ore si ka mundesi- i thashe. Mos kanë ngatërruar numerimin e votave, se keta tanët na e bene te sigurt fare. Aman me tha- keta i hapin vete fjalet dhe po vete i besojne. . I di çke i thashe,- na mbush nga nje gote nga ato shishet e hapura qe te kane sjelle me spumante, ne fund te fundit ti nuk i shet dot. Aman more me tha, nuk ke ç’i do fare, jane per ibret. Ku dine ata te zgjedhin spumante. S’dine as te festojne meqe ra fjala por mos i thuaj njeriut me tha sepse i ngelet hatri menjehere. Kisha etje ne fakt dhe mbushem e pime nga nje gote uje. Nuk e di pse i thame gezuar njeri- tjetrit, madje me mbrapa u kujtuam qe me uje as nuk quhet. Premtuam qe nje dite do e benim gezuar por me ndonje shampanje të vërtetë..nga ato për fitore të verteta.
Ben Kulla