Shtohen hallet e Superiores, kalendari “shtypet në morsë”

FSHF nuk rresht së habituri me vendimet e pakuptueshme dhe deri diku edhe arbitrare që në fund të ditës rëndojnë vetëm mbi skuadrat dhe muskujt e lojtarëve në fushën e lojës. Në një periudhë kur FSHF ka bërë një ngjeshje të sfidave të Superiores, ndeshjet e javës së 7 të saj do të vijnë shumë shpejt. Kështu, takimet e radhës të klube të elitës, do të fillojnë që të dielën, për t’u mbyllur të mërkurën, të shpërndara në tre ditë.

Sipas planit të FSHF, ndeshja që hap javën të dielën është ajo e Egnatias kryesuese ndaj Teutës që do të luhet në orën 14:00. Ndërsa sfida tjetër e kësaj fundjavë, luhet në orën 16:30 mes Skënderbeut dhe Partizanit. Të hënën, ndeshja e orës 14:00 është ajo mes Kukësit dhe Erzenit, ndërsa në orën 18:00 Dinamo do të presë Vllazninë në një duel shumë interesant. Përballja që mbyll javën, është të martën, mes Tiranës dhe Laçit, të cilat luajnë në orën 14:00 duelin mes tyre. Kjo sfidë ishte planifikuar fillimisht të luhej të hënën, por FSHF ka vendosur ta shtyjë me një ditë.

Sfidanti.al