Juventus dhe Cristiano Ronaldo do të ndeshen në “fushën” e gjykatës

Cristiano Ronaldo nuk heq dorë nga 19.5 milionë euro, pagat të prapambetura nga Juventusi dhe për këtë do të vazhdojë betejën gjyqësore. Ai e ka denoncuar Juventusin para Bordit të Garancive dhe seanca e radhës është caktuar për daten 4 tetor kur sulmuesi do të rikthehet për të sfiduar ish-klubin e tij.

Shifra në fjalë ka të bëjë me manovrën e dytë të pagave të kryer 2020-21 nga presidenti Andrea Agnelli në marrëveshjen e hartuar nga dy palët ku theksohet se 38-vjeçari do të kishte hequr dorë nga një pjesë e pagës së tij të madhe, me kusht që të kthehej më vonë. Rikthimi, sipas  portugez, nuk ka ndodhur kurrë, prandaj lëvizja e CR7 përpara Bordit të Garancisë nuk ndalet. Manovra e pagave të “Zonjës së Vjetër” kishte një objektiv të qartë, të lehtësonte një buxhet shumë të rëndë, të rënduar edhe nga dëmi i pandemisë.

sfidanti.al