Shpendi ka një ëndërr, të “fluturojë” në Milanon zikaltër

Sulmuesi i talentuar shqiptar Stiven Shpendi bëri hapin e madh në karrierë duke u bashkuar me skuadrën e Empolit pas shkëlqimit në Serie C me Cesenën. Ai ka luajtur disa minuta ndaj Monzës,Veronës e Romës, para se të merrte një fanellë titullari për duelin e fundjavës ndaj Interit. 20-vjeçari qëndroi në fushë për 78 minuta ndërsa zbulon ëndrrën e madhe.

“Unë dhe vëllai im, që fëmijë të vegjël kemi mbështetur gjithnjë Interin. Një ëndërr e jona e përbashkët është të luajmë të dy në Serie A me fanellën e Interit”, deklaron sulmuesi e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Sulmuesi i talentuar është huazuar te Empoli nga Cesena por ky është sezoni vendimtar pasi në rast shpërthimi, ai mund të bëjë hapin e madh.

sfidanti.al