Liverpooli ka një marrëdhënie të gjatë dhe të suksesshme me birrën “Carlsberg“ falë sponsorizimit të këtij produkti për një kohë të gjatë por emsa duket më i rëndësishëm për ‘The Reds” është besimtari Mohamed Salah i cili ka problem me reklamimin e alkoolit në një fanellë që e mban të veshur.
Në publikimin e klubit ku egjiptiani u shpall “Lojtari i ndeshjes” ndaj Wolverhampton, logoja e kompanisë së birrës nuk ishte e pranishme pasi për shkak të bindjeve të tij fetare, egjiptiani nuk dëshiron të lidhet me asnjë markë të alkoolit. Kjo tregon se sa shumë Liverpool si komunitet i kushton vëmendje detajeve, për të siguruar që besimet e të gjithë lojtarëve të respektohen në çdo mënyrë.
sfidanti.al