E rrahin për hiçmosgjë, Dinamos i dhanë mbiemër anglez!

Tek filmi në kinema, akoma mbahet gjallw batuta: “ Na rrahin për hiçmosgjë”. Tek filmi në Superligë,  kanë filluar të thonë se “Dinamon po e rrahin tani ..edhe  për shkak të mbiemrit ! Ç‘ishte kjo Dinamo Siti? Nga na erdhi? Nga qielli apo nga toka? Pra nga futbolli apo nga politika?  Ishte një gabim i atyre që u morën me “tredhjen” e mbiemrit apo  gabimi i madh shkon tek tifozët e Dinamos, tek “pronarët e  nëndetëses”, që bëhen si dele edhe pse  i ndryshojnë emrin edhe qytetin ku kanë lindur…

Në kohën e artë, kur Dinamo të telendiste në fushë, pa dhunë, pa të lënë shenja,  por me një stil elegant, për t’i prishur biografinë thuhej  se ishte  ekip i Ministrisë së Brëndshme. Në kohën e sotme, ku pronarët bëjnë rrokadë brenda natës, s’ka burrë none ta dijë se  nga cila Ministri apo.. Kryeministri varet Dinamo.

Një fakt i denjë  për “Ginesin  tonë”: kur i gdhinë me mbiemër anglez, pra “Dinamo City” , si nuk doli një dinamovit nga nëndetsja, sa për shenjë që tregonte se janë gjallë , të  pyeste: mos u çmendet me këtë Dinamo Siti? Kot qënkemi          qarë për FSHF-në që na vodhi shtëpinë, sepse politika na “vodhi” mbiemrin edhe qytetin e lindjes…

Sfidanti.al