Barcelona nuk del jashtë familjes sepse është e kënaqur me punën e ish-strategut të mesfushës, Xavi Hernandez. Joan Laporta ka zgjatur zyrtarisht kontratën e bashkëpunimit me trajnerin që do të vazhdojë punën me skuadrën deri në vitin 2025.
“FC Barcelona dhe trajneri Xavi Hernandez kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij deri më 20 qershor 2025 me opsionin e një viti shtesë. Nënshkrimi u bë këtë të premte në zyrat e Spo tify Camp Nou në prani të presidentit Joan Laporta; zëvendëspresidenti ekonomik, Eduard Romeu dhe drejtori i fushës së futbollit, Anderson Luis de Souza, Deco”, njofton Barcelona.
Nën drejtimin e Xavi-t, katalanasit u rikthyen te titulli sezonin e kaluar pas tre viteve mungesë.
sfidanti.al