UEFA i “shtrëngon dhëmbët” Shqipërisë: FSHF dështoi në organizimin e ndeshjes me Poloninë

Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka dhënë gjatë ditës së sotme vendimet për të gjitha parregullsitë e evidentuara gjatë sfidës Shqipëri-Poloni, e cila u zhvillua më 10 shtator në “Air Albania” dhe përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve. 30 mijë euro gjobë janë dhënë për ndezjen e fishekzjarreve si dhe hedhjen e sendeve. Ndërkohë, 14 mijë euro  është fatura për bllokimin e kalimeve publike.

Krahas gjobave, FSHF ka marrë dhe paralajmërime si për sjelljen e pahijshme të skuadrës, reklamimin e sponsorëve në çanta që është e ndaluar, mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, për mediat e pautorizuara në fushë si dhe mungesën e një strategjie të duhur për ndarjen e biletave.

Gjithashtu, UEFA ka urdhëruar dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit për ndeshjen e radhës(tribuna veriore dhe jugore), por ky vendim është në provë për një periudhë 2-vjeçare, do të hyjë në fuqi nëse veprime të tilla përsëriten.

UEFA VENDOSI

  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 30,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës Shqiptare të Futbollit (tribuna veriore dhe jugore) gjatë ndeshjes së ardhshme (1) të kompeticionit të UEFA-s në të cilën Federata Shqiptare e Futbollit luan si pritwse, për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e sendeve dhe aktet e dëmtimit. Mbyllja e pjesshme e stadiumit në fjalë pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.
  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e rrugëve publike.
  • Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për sjelljen e pahijshme të skuadrës së saj.
  • Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta.
  • Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore.
  • Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave.
  • Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për mediat e paautorizuara në fushë.PËR POLONINË
    • Të gjobisë Federatën Polake të Futbollit me 15,000 € dhe të ndalojë Federatën Polake të Futbollit që t’u shesë bileta tifozëve të saj jashtë vendit për ndeshjen e radhës (1), për hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarreve. Kjo ndalesë për shitjen e biletave pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.
    • Të gjobisë Federatën Polake të Futbollit me 5000 euro për akte dëmtimi.
    • Të urdhërojë Federatën e Futbollit të Polonisë që të kontaktojë Federatën Shqiptare të Futbollit brenda 30 ditëve për shlyerjen e dëmeve të shkaktuara nga mbështetësit e saj, pra për karriget e thyera.
    • Të paralajmërojë Federatën Polake të Futbollit për sjelljen e pahijshme të ekipit të saj