Formacioni ideal sipas inteligjencës artificiale

Televizioni nga Katari BEIN Tv ka kërkuar përgjigje nga inteligjenca artificiale ChatGpt në lidhje me 11 lojtarët më të mirë të historisë së futbollit dhe formacioni është surprizues. Në portë, topi i artë Lev Yashin i paraprin brazilianit Cafu i ndjekur po ashtu në mbrojtje nga Roberto Carlos, Paolo Maldini. Mesfusha me tre yje të padiskutueshëm, Franz Beckenbauer, Xavi dhe Zidane.

Cristiano Ronaldo në sulm disi më i tërhequr me Messin ndërsa në majën e repartit të avancuar Pele dhe Maradona udhëheqin skuadrën super-ofensive. Formacion disi anormal me 4 sulmues dhe vetëm tre mbrojtës e po kaq mesfushorë por në fund të fundit, misioni i futbollit është argëtimi dhe inteligjenca artificiale nuk mund të përzgjite një skuadër më interesante.

sfidanti.al