Kristjan Asllani mund të luajë titullar në transfertën spanjolle të Real Sociedad ditën e sotme për shkak të dëmtimit të mesfushorit tjetër të Interit, Hakan Calhanoglu. Këtë e bën të ditur trajneri i Interit, Simone Inzaghi që pranon problemet e lojtarit turk dhe i “hap derën” rikthimit të Asllanit titullar në formacionin zikaltër. Pyetjes nëse Asllani është gati për një sfidë të tillë, tekniku italian u përgjigje me një ‘po’, duke deklaruar se mesfushori shqiptar është një futbollist i rëndësishëm për zikaltërit.
“Absolutisht që po, Asllani është një lojtar i rëndësishëm dhe ka treguar që mund të luajë sfida të rëndësishme”, theksoi ai.
sfidanti.al