Nëse 20 vite më parë, përpara ndeshjes Shqipëri–Greqi fenomeni i biletave në tregun e zi ishte i pranishëm në çdo cep rruge apo pranë stadiumit “Qemal Stafa”, sot bota virtuale ka nxjerrë në pah anën më problematike të këtij fenomeni. Ka nga ata që kërkojnë madje edhe një makinë për 4 bileta e ky sigurisht nuk është humor.
Kjo është situata sot me biletat, një pjesë e madhe e të cilëve kanë përfunduar në duart e njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me soprtin e aq më pak me Kombëtaren ndërsa një pjesë e madhe dhe e heshtur e ndjekësve më fanatikë të ekipit kuqezi duhet thjesht të tregohen të duruar që Shqipëria të mos luftojë për objektiva të rëndësishëm e në këtë mënyrë mund të gjejnë qetësisht e madje edhe në pikat e shitjes fizike, një biletë që nuk kushton 10 apo 20-fishi i çmimit fillestar.
sfidanti.al