Ancelotti vlerëson si favorite skuadrën e Guardiolës

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti nuk ka dyshime, për profesorin italian, Manchester City është skuadra favorite edhe këtë sezon të Champions League.

“Manchester City është favorit sepse ka një skuadër që e ka lejuar të fitojë vitin e kaluar dhe nuk ka ndryshuar shumë. Por, Liga e Kampionëve, si gjithmonë, në fazat finale, ka befasi. Unë e shoh Real Madridin si një ekip që është do të garojmë deri në fund. Ne kurrë nuk mendojmë se jemi favoritë, ashtu siç nuk mendoj se City mendon kështu. Ata fituan vitin e kaluar dhe për këtë kam thënë se janë favoritët”.

Me Erling Haaland lider në ekip dhe shumë yje tjerë, City është skuadra që duhet mundur këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Nëse kjo skuadër triumfon, do të ishte vetëm skuadra e dytë në histori që fiton tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve, pas Real Madridit.

sfidanti.al