Disiplina rinis “muzikën e vjetër”, gjoba dhe pezullime për sjellje që përsëriten

Dy zyrtarë të Kukësit janë pezulluar me nga dy ndeshje ndërsa Turana e Vllaznia duhet të paguajnë nga 50 mijë lekë të reja për sjelljen jashtë kornizave të tifozëve. Sezoni i ri ka nisur me “muzikën e vjetër”, zyrtarë, lojtarë e trajnerë që protestojnë e më pas dënohen, por edhe klube që vuajnë gjobat javë pas jave. Shqiptarët nuk janë asnjëherë dakort me sjelljen e kundërshtarëve, arbitrave apo zyrtarëve dhe në të tilla raste e pësojnë klubet. Në vendimet e fundit të Disiplinës e kanë pësuar madje edhe klube më të dobëta financiarisht si Tomori apo Elbasani.

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

  1. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Zyrtari i FK Kukësi, Oltion Kërnaja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  5. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i AF Elbasani, Armando Rami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  3. KF Vora, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Zyrtari i KF Bylis, Kostantinos Michailidis, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. KS Korabi, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  8. KS Besa, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  9. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Arbi Laçi. Klubi i Futbollit Dinamo, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 06.03.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Lushnja, Ronald Disha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  11. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Dorian Bubeqi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  12. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana, Arzen Voci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  13. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Sfidanti.al