Ka një skuadër që dominon dhe duket se po e vret kampionatin në Angli por këtu nuk ka lajm. Manchester City është perfeksionuar aq shumë sa tani nuk llogarit më as kundërshtarë që në të shkuarën i kanë shkaktuar telashe. Fitorja 3-1 në fushën e West Ham cakton kreun në ishull ku City dhe Guardiola bëjnë 5 nga 5 dhe drejtojnë si liderë të padiskutueshëm. Liverpool duket i rilindur pasi fitoi 3-1 me rokadë në Wolverhampton por ndjekës këtë sezon duket se do të jetë edhe Tottenham me fitoren e katërt rresht.
Në Angli sapo janë ndezur motorrët edhe pse Man. United i ka fikur me disfatën e krizës kundër Brighton. Premier League duket se është një histori e re me qytete të vjetra. Manchester po dominon sërish por kjo është era e bardhekaltërve.
sfidanti.al