Një kampion bote për stolin e Lionit

U përfol Genaro Gatusso por në stolin e Lionit do të ulet një italian tjetër, Fabio Grosso. Pas shkarkimit të Laurent Blanc klubi francez ka marrë vendimin për ta zëvendësuar me ish-mbrojtësin kamion bote me Italinë në vitin 2006, Fabio Grosso.

Ai ka veshur fanellën e Lionit në vitet 2007-2008 dhe konsiderohet një emër që e njeh mirë ambjentin e klubit francez ndërsa këtë sezon Lioni e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. 45-vjeçari ka nënshkruar një kontratë që do të zgjasë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa do të jetë timonieri i pestë i Lionit që prej qershorit të vitit 2019, çka do të thotë se klubi po përjeton një krizë që vazhdon të jetë problematike në kampin e francezëve.

Sfidanti.al