Everton drejt shitjes por Premier League mund të bllokojë operacionin

Pronari i Everton, Farhad Moshiri planifikon shitjen e klubit të dytë të Liverpool te kompania 777 Partners për rreth 600 milionë euro por Premier League mund ta bllokojë përkohësisht këtë operacion. Moshiri njoftoi ditën e djeshme arritjen e marrëveshjes me kompaninë me qëndër në Miami për të kaluar aksionet në duart e amerikanëve, por fillimisht 777 duhet të kalojë në filtrin e qeverisë dhe Premier League pasi ka ende shumë pikëpyetje për pronarin Josh Wander, fondet e të cilit nuk kanë burim të qartë. Kompania në fjalë është përfolur në të shkuarën edhe për përfshitjen në tregti të paligjshme dhe mashtrime. Ky grup kontrollon paketa të pjeshme të aksioneve te Genoa, Vasco da Gama, Melbourne Victory, Standard Liege, Cervena Zvezda dhe Hertha Berlin.

Sfidanti.al