Kujdes kur “respekton Messin! Në Ekuador nuk të falin

Portieri me origjinë argjentinase i ekuadorit, Hernán Galíndez akuzohet për mungesë besnikërie ndaj kombëtares pasi në fundin e ndeshjes me Argjentinën ndërroi fanellën me fituesin e 7 Topave të Artë. Një masakër e vërtetë në rrjetet sociale për portierin e Ekuadorit, pasi tifozët kanë vërshuar në profilet e tij zyrtare me sharje dhe ofendime.

“E dija që do më kritikonin por fanellën e shkëmbeva për të bërë të lumtur djalin tim 6-vjeçar. Më dhemb shumë kur më thinë se nuk e dua Ekuadorin. Jetoj prej 12 vitesh dhe kam treguar gjithmonë respekt e gjithmonë ma kujtojnë që nuk kam lindur këtu. Kam luftuar shumë për të qenë ekuadorian dhe nuk do ta harroj kurrë ditën kur ia dola mbanë”, thekson portieri.

Pozitën e tij e bën më të komplikuar fakti që ai ka lindur në të njëjtin qytet me kampionin e botës, Rosario. “Ai më shënoi për herë të parë. Ishim komshinj dhe jemi i njëjti brez”, shkruan Galíndez, i cili më pas ka marrë një lumë kritikash. Në vijim ai shton se i dhemb shumë kur e akuzojnë se e ka lejuar Messin të shënojë.

sfidanti.al