Disiplina kujtohet për Lulajn por harron hetimin disiplinor

Pas ngjarjeve të Rrogozhinës në fund të sezonit të kaluar ku ndoshta edhe me të drejtë Tirana e drejtoi gishtin e akuzës nga arbitri Kridens Meta për një penallti bujare ndaj Bylisit, pasojat e asaj sfide vazhdojnë të prodhojnë vendime në organin më të lartë drejtues të futbillit shqiptar. Komisioni i Disiplinës, pasi dënoi me vendime të paprecedenta disa lojtarë mes të cilëve edhe mbrojtësin Bruno Lulaj, në 26 maj 2023 njoftoi edhe çeljen e hetimit disiplinor për aktet e ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të të “Abissnet Superiore” midis KF Tirana dhe KF Bylis duke paralajmëruar një “furtunë” të mundshme edhe për Tiranën, por që prej fundit të majit nuk ka asnjë njoftim në lidhje me ecurinë e hetimeve. Gjithsesi, ky fakt nuk e pengoi Disiplinën të marrë një vendim për mbrojtësin Bruno Lulaj, i cili mund ta shlyejë me gjobë dënimin pasi u konsumuan 4 javë.

Vendimi i sotëm i Disiplinës:

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 76 e vijues të KDS,

VENDOSI:

  1. Pranimin e kërkesës së KF Tirana për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Bruno Lulaj në bazë të nenit 75 të KDS.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

Sfidanti.al