Rumani-Kosovë, sonte në Bukuresht do të jetë 90-minutëshi më i rëndësishëm i këtyre kualifikimeve për Euro 2024 për “Dardanët” në një situatë jokomode për shkak të rezultateve të dibëta në 5 javët e para ku numërojnë 4 barazime dhe 1 humbje.
Një fitore e mundshme ndaj Rumanisë do të ishte jetike për të shpresuar në mrekullinë dhe vendin e dytë në grup, edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë, sepse e njëjta do të vlente edhe për kundërshtarët tanë të cilët do të bënin një hap gjigand drejt kualifikimit në Europian. Kosova bën pjesë në grupin I ku momentalisht mban vendin e 5 nga 6 skuadra në total me 4 pikë, 5 më pak se Rumania e vendit të dytë dhe 4 më pak se Izraeli.
sfidanti.al