Rikthehemi te hallet tona, Superiorja në javën e tretë

Kategoria Superiore rikthehet këtë të mërkurë me shtrirje deri të enjten për tre ditë shtesë futboll. Pas magjisë së Kombëtares gjithçka i rikthehet normalitetit, të paktën deri në 12 tetor kur të mendojë sërish kombëtarja që të na dhurojë futbollin të cilin nuk e përqafojmë më hipokrizi por me dashuri.

Kështu, mes akaosit të fushave të pacaktuara, Tirana do të sfidojë në Elbasan (me shumë mundësi) Skënderbeun kryesues, ndërsa Dinamo (ende në një fushë për t’u caktuar), pret Kukësin në duelin e dy skuadrave ende pa asnjë pikë në 180 minutat e para të lojës në Shqipëri. Java do të nisë me Egnatia-Erzeni por një duel i rëndësishëm do të jetë ai i Shkodrës mes Vllaznisë dhe Partizanit të enjten. Java e 3 do të mbyllet të premten me sfidën e Kurbinit, Laçi-Teuta.

Sfidanti.al