Shqipëri-Poloni, sonte nata e së vërtetës

Rëndësi kanë vetëm pikët ndeshje jetike ku edhe barazimi nuk prish punë për objektivin final pasi minimalisht Shqipëria do të ruante pozitat në vendin e dytë dhe për më tepër do të kishte konsumuar dy sfidat më të vështira të grupit me Poloninë.

Sonte në Tiranë do të luhet një pjesë e historisë së Kombëtares Shqiptare, mundësia e artë për te hedhur hapin e madh drejt europianit të dytë në rrugëtimin modest të kuqezinjve në arenën ndërkombëtare. Vendi i dytë me 7 pikë, 1 më pak se Çekia dhe 1 më shumë se Polonia e bën të qartë situatën dhe Sylvinho me djemtë e tij kanë përpara një mision të vështirë nëse llogaritet historiku i dy viteve të fundit me Poloninë ku kemi regjistruar vetëm 3 humbje. Stadiumi i kryeqytetit do të jetë një shtysë e madhe por ndoshta jon vendimtar në një duel të tillë ku kundërshtarët e kalibrit Levandovski janë mësuar me ngarkesa të tilla psikologjike e këtë e treguan në vitin 2021 po në Tiranë ku siguruan play off-in e Kupës së Botës.

sfidanti.al