Gjimnasti Matvei Petrov i ka sjellë një tjetër medalje ari Shqipërisë. Në Hungari, ku po zhvillohet Kupa e Botës, Petrov ka fituar në disiplinën e kalit me doreza. Rusi me nënshtetësi shqiptare ka triumfuar në World Cup Szombathely 2023, të zhvilluar në Hungari.
Petrov mori 14.733 pikë në disiplinën e kalit me dorëza, duke lënë pas ukrainasin Oleg Verniaiev dhe çekun Radomir Sliz. “Gjimnasti Matvei Petrov rrëmbeu medaljen e artë sot në “FIG world Challenge Cup” në Szombathely, Hungari”, njofton KOKSH. Kampionati në fjalë po zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Bullgari ku olimpisti kuqezi ka zenë vendin e parë. Krenari kombëtare për një tjetër sportist që përfaqëson Shqipërinë dhe sinjal i rëndësishëm një vit nga olimpiada Paris 2024.