Flick i habit të gjithë, cakton kapiten mesfushorin e Barcelonës

Vendim i papritur në kampin e Gjermanisë ku trajneri Hansi Flick në mënyrë të papritur ka emëruar trajner mesfushorin Ilkay Gundogan. Tekniku i 4 herë kampionëve të botës ka luksin të eksperimentojë gjatë këtyre muajve pasi Gjermania si vend organizator i Euro 2024 nuk mund të luajë ndeshje kualifikuese dhe sfida e radhës me Francën është një përballje luksi në prag të të cilës numri 1 i stolit ka marrë vendimin e rëndësishëm që sipas tij është një hap i parë drejt së ardhmes së kësaj skuadre.

“Neuer është kapiteni jonë por fillimisht duhet të rikthehet në formë si më parë. Shpresojmë të kthehet shpejt por kjo e Gundogan është një zgjedhje për të ardhmen”, deklaroi trajneri. Ky vendim nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozerisë pasi shumë prej tyre besojnë që shiriti i takon Joshua Kimich.

Sfidanti.al