Interistët sulmojnë Lukakun me banderola në rrugët e Romës

Një grup i tifozëve ultras të Interit vendosën një pankartë në rrugët e Romës duke fyer sulmuesin Romelu Lukaku pas verës së tij të turbullt. Sulmuesi 30-vjeçar fillimisht dukej i destinuar t’u bashkohej zikaltwrve në fillim të verës pas huazimit të sezonit të kaluar dhe klubi punoi shumë për të negociuar një marrëveshje me Chelsea-n, i cili nuk kishte dëshirë ta kthente atë në ekipit.

Pas disa javësh bisedimesh, hapat dukej se po ndërmerreshin, derisa Interi zbuloi se Lukaku kishte qenë në bisedime me Juventusin, duke i shtyrë ata të dorëzoheshin dhe të fokusoheshin në objektiva të tjerë. Bardhezinjtw më pas punuan për një marrëveshje, por përparimi ishte i ngadaltë për shkak të kufizimeve të tyre financiare.

Përfundimisht, Lukaku hoqi dorë nga pritja për Juventusin dhe shprehu gatishmërinë për t’u bashkuar me Romën , duke lënë përfundimisht Chelsean në një marrëveshje huazimi pa klauzolë blerje.

Sfidanti.al