Golden Stejti i frikshëm, Kevin Durant, gati të rikthehet!

Edhe pa të nuk po shkonin aspak keq. Golden Stejt ka 11 fitore radhazi ndërsa Kevin Durant po e merr veten nga dëmtimi, por gjithsesi, rikthimi i tij në parket do ta bëjë skuadrën nënkampione të NBA-së vërtet të frikshme. Imagjinoni që Stefën Kërri, lojtari i javës dhe me 42 pikë të shënuara në ndeshjen e fundit, të ketë në krah një nga talentet më të mëdhenj të kohëve të fundit, ndërsa në skuadër të jenë edhe Klej Tompson e Drejmond Grin, pa llogaritur të tjerët.

Durant pritet të kthehet për të luajtur këtë të shtunë, ndaj Nju Orlinsit, dhe do të ketë në dispozicion 3 ndeshje përpara plej ofit, për t’u përshtatur siç duhet me ritmin e lojës dhe me skemat e skuadrës. KD pësoi një dëmtim të rëndë në gju që e detyroi të mos luante për 17 ndeshje deri tani. Golden Stejti është skuadra më e mirë e NBA-së në sezonin e rregullt, me 63 fitore e 14 humbje.

Sfidanti.al