Al-Ittihad i ka ofruar Liverpool-it plot 250 milionë euro për të blerë kartonin e sulmuesit egjiptian nën kontratë me “The Reds” deri në vitin 2025. Koha nuk pret pasi merkatoja në Arabi mbyllet të enjten dhe klubi nga Merseyside duhet të kthejë menjëherë një përgjigje edhe pse do të jetë e vështirë ta mbulojë rolin e Salah tashmë që merkatoja në hyrje në Angli është mbyllur.
Salah do të përfitojë rreth 650 milionë në 5 sezone me Al-Ittihad ndërsa nëse transferimi dështon tani, atëherë klubi arab do të hidhet në sulm menjëherë që në merkaton e dimrit. Nëse Liverpool e pranon ofertën e Al Ittihad, atëherë transferimi i Salah në Arabinë Saudite do të bëhej automatikisht lëvizja më e shtrenjë në historinë e futbollit pasi rekordnin momentalisht e mban Neymar nga Barcelona te PSG për 222 milionë.