Capello krition shpër Roberto Mancinin për largimin nga Italia

Fabio Capello nuk i kursen kritikat në adresë të Roberto Mancinit pasi ky i fundit zgjodhi ta vazhdonte karrierën si trajner i Arabisë Saudike duke braktisur Italinë. Të dy kolegë dhe shumë të suksesshëm madje por debati i ditëve të fundit i ka ndarë dhe Capello është i qartë në këtë pikë duke e thumbuar Mancinin.

“Mancini ka bërë një gabim shumë të madh. Akuzoi presidentitn e federatës duke thënë se nuk kishte besimin e tij kur në të vërtetë do të ishte më mirë të kishte thënë se kishte marrë një ofertë shumë të mirë nga Arabia dhe ishte gati ta pranonte. U fsheh pas fjalëve duke akuzuar Gravinën dhe federatën e gjithë stafin”, thekson ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Realit të Madridit e Kombëtares së Anglisë.