Mund të jetë thjesht një shaka por në Itali ka ngjallur shumë polemika gjesti i Kristjan Asllanit. Pas suksesit 4-0 në ndaj Fiorentinës, Cuadrado ka publikuar një foto me Lautaron të cilit i dhuroi edhe topin e golit të dytë të argjentinasit. Mes shumë urimeve ka ardhur edhe komenti i Kristjan Asllanit që ka ngjallur shumë polemika.
Një figurë që personifikon “palaçon” shoqëron postimin ku Cuadrado shkruan se të rëndësishme janë 3 pikët. Një veprim nga ana e Asllanit që ka ngjallur shumë polemika në ambjentin zikaltër pasi tifozët nuk e kanë pritur mirë postimin e mesfushorit shqiptar.