Messi vendos rekord edhe jashtë fushës së lojës

Ndeshja Inter Miami-Los Angeles FC e vlefshme për MLS, do të vendosë një rekord absolut.

Çmimi mesatar i një bilete shkon plot 690 dollarë, rreth 500 % më shumë se sa çmimi mesatar i një bilete në MLS përpara mbërritjes së Lionel Messit ku mesatarisht çmimi shkonte deri në 110 dollarë.Rritje e pabesueshme brenda pak muajve pasi të gjithë në Florida janë të çmendur pas argjentinasit.

Momentalisht në këtë shtet, futbolli është sporti më i ndjekur duke parakaluar basketbollin, bejsbollin dhe futbollin amerikan. Aktualisht, bileta më e lirë për sfidën e radhës në Miami është rreth 800 dollarë.