“Sportmediaset” në Itali zbulon prapaskenën interesante të merkatos së verës. Sipas portalit, Pogba ishte shumë afër transferimit te Gallatasaraji. Aty do të kishte gjetur ish-italianë si Ikardi dhe Mertens, por vizitat mjekësore do të rezultonin një dështim i vërtetë. Sipas konfirmimeve që vijnë prej mediave turke, francezi nuk do të kishte kaluar kontrollet mjekësore të organizuara nga klubi turk, i cili sezonin e ri do ta ndajë mes kampionatit vendës dhe Ligës së Kampioneve.
Lajmi vjen pak ditë pas rikthimit të mesfushorit, i cili u pa sërish në fushë të dielën për Juventus-Bolonja. Ndërkohë, në mbrëmje ka ardhur përgënjeshtrimi nga televizioni i klubit që ka hedhur poshtë çdo zë për një vizitë të francezit në Turqi e për më tepër për vizita mjekësore.