Manchester United nuk shitet për më pak se 12 miliardë


Familja Glazer kërkontë 12 milionë euro për shitjen e klubit të Manchester United por askush nuk e bëri një ofertë të tillë dhe afati duket se ka përfunduar. Amerikanët edhe pse shumë të kontestuar në “Old Trafford”, kanë vendosur të bëjnë një hap pas për ta menaxhuar vetë klubin e kuq.

Në këtë mënyrë, mbyllet dera që fondi nga Katari të marrë në pronësi klubin më të titulluar të Anglisë dhe gjërat të mos ndryshojnë për të paktën edhe 1 apo dy vite. Në garë për Manchester United ishte edhe manjati britanik Jim Radclife, i cili ofroi deri në 5 miliardë ndërsa nga Katari oferta maksimale shkonte deri në 7. Familja Glazer bën me dije se nuk do të ndokohet aspak nga protestat e tifozëve, ndërsa premtin investime të rëndësishme në infrastrukturë në të ardhmen.