Kampioni i botës në Moto GP, Pecco Bagnaia rrezikoi jetën pas një aksidenti në metrat e parë të Garës së Katalonjës. Kryesuesi i kampionatit dhe njeriu që po drejtonte garën, u rrëzua dhe mbi këmbët e tij kaloi motorri i Jack Milner. Gara u ndërpre menjëherë për t’i ardhur në ndihmë kampionit 26-vjeçar dhe pas disa minutave në pistë, mjekët e transportuan italianin në spital për të marrë ndihmë më të specializuar.
Më pas ai siguroi tifozët dhe familjen e stafin se ishte në gjendje të mirë dhe i vetëdijshëm, duke evituar një tragjedi të mundshme në pistën spanjolle. Incidentit në fjalë ndodhi vetëm pak sekonda pasi në kthesën e parë u rrëzuan 5 pilotët, Alex Marquez, Enea Bastianini, Johann Zarco, Fabio Di Giannantonio dhe Marco Bezzecchi për shkak të një gabimi nga ana e italianit Bastianini.