“Gjigandët” arabë të Al-Nassr, skuadra ku aktivizohen Kristjano Ronaldo e Sadio Mane kanë arritur të dhurojnë spektakël mbrëmjen e së premtes, teksa kanë mundur skuadrën e Al-Fateh, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit saudit të futbollit, me rezultatin shpërfytyrues, 5 me 0.
Padyshim protagonisti absolut i fitores së Al-Naser ishte pikërisht Kristjano Ronaldo, me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili arriti të gjente plot 3 herë rrugën e rrjetës, në minutat 38’, 55’ e 96’ të sfidës, si dhe dhuroi një asistim për shokun e tij të skuadrës, Sadio Mane, në minutën e 27’, me këtë të fundit që do të gjente në minutën e 81’-të dopietën personale, duke vulosur kështu rezultatin e thellë, 5 me 0.
Pas kësaj fitoreje, skaudra e Al-Naser ngjitet në vendin e 10-të në renditje, me 3 pikë të grumbulluara, 1 më pak se skuadra e Al-Fateh, e cila ndodhet në renditet e 8-ta në tabelë. Në përballjet e radhës, Ronaldo me shokë do të presin në “shtëpi” skuadërn e Al-Shabab, ndërsa skuadra e Al-Fateh do të udhëtojë drejt transfertës së Damak.
sfidanti.al