Sa herë flet Tirana, “godina me gjethe” e FSHF-së zmadhon veshët! Disa ditë më parë, futbollisti i Tiranës, Doka, mes tjerësh, lëshoi edhe një sfidë për sezonin e ri: “ Ne nuk kemi kundërshtar”. Po nuk do të mjaftonte kjo, por edhe trajneri i tij, Orges Shehi, paska shprehur pakënaqësinë për shtyrjen e kampionatit, kur gjithë të tjerët kanë “qepur gojën”..
“Shtyrja e kampionatit ka dëmtuar Tiranën” – ka thënë trajneri bardheblu. Nuk ka dyshim që ka të drejtë, por do ta kishte thënë edhe më mirë sikur të fliste edhe për “memecët” se shtyrja i ka dëmtuar të gjithë ekipet. Pale kur thotë Doka që Tirana nuk ka kundërshtar! Vetëm Tirana ka 100 arsye që të mos e thotë këtë frazë, sepse në javët e fundit të sezonit të kaluar mori një thikë pas shpine nga “kundërshtari” që nuk zbret kurrë në fushë, por “golat” i bënë me misionarët e saj…
Sfidanti.al