Lautaro “hero” i “zikaltërve”, Inter nis sezonin e ri me fitore

Interi e ka nisur këtë edicion në Serinë A ashtu siç duhet, teksa ka fituar me shifrat 2-0 ndeshjen e parë ndaj Monzës. Një sfidë e cila ka qenë plotësisht nën shenjën e Lautaro Martinez, autor i të dy golave.

Në një duel ku Interi dominoi, por nuk krijoi shumë raste të pastra pata portës, kapiteni bëri diferencën me nga një gol në secilën pjesë, pasi ishte në vendin e duhur në momentin e duhur, për të dërguar sferën në rrjetë. Nga ana tjetër, zikaltrit e patën të lehtë të administronin ndeshjen në fazën mbrojtëse, për të siguruar tre pikët e para të këtij sezoni, ku të gjithë i shohin si pretendentë kryesorë për titullin kampion.

 

sfidanti.al