Dikur thonin se po ta kishe emrin Armando, si sulmuesi Broja dhe si presidenti “sulmues” Duka , ishte një lloj fati i paracaktuar. Në ditët e sotme, po ta kesh emrin Luis, fantazia shkon përtej futbollit, deri tek Luisi i “Big Brother”, por kur zbret në fushë, të dergon te Luis Hasa, futbollisti i talentuar shqiptar, që u shpall kampion me Italinë e moshave. E dini çfarë thonë në FSHF për Luis Hasën ?
“Nëse troket një ditë në portën tonë, derën e ke hapur…” Kur flitet për talente që i përgatit dhe krijon bota, ne hedhim rrjetat e peshkimit , te kamufluara me “bujari” : derën e ke hapur! Një derë që ka vite që qëndron hapur vetëm për ata që luajnë jashtë, sepse brenda vendit… talentet nuk shfaqen në fushë, por janë vetëm nëpër zyra…
K.Shabani