De Laurentis “blindon” Osimhen, kontrata e re e sulmuesit me dy klauzola

Goxha i njohur në Itali, për klauzolat e veçanta që i vendos lojtarëve të tij, gjatë nënshkrimit të kontratave, Presidenti i “bluve” të Napoli, Aurelio De Laurentis ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë me kontratën e re, të “bomberit”, Viktor Osimhen.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, kampionët e Serie A kanë vendosur të mbajnë edhe një vit në skuadrë, sulmuesin nigerian, teksa duket se kërkojnë të përsërisin edhe një herë sezonin fantastik, që sapo kaluan. Klubi ka bindur edhe lojtarin që të qëndrojë duke i propozuar rinovimin e marrëveshjes me rishikimin e kushteve financiare, duke gjetur miratimin e tij. Dhe kjo kontratë e re, do të ketë klauzolë largimi, më saktësisht dy të tilla, ku e para do të jetë për klubet evropiane, ndërsa klauzola e dytë, e cila do të mbajë një shifër “stratosferike” do të jetë për klubet arabe, të cilat duket se nuk e kanë problem të shpenzojnë para, përsa i përket fuqizimit të kontratës së tyre.

 

sfidanti.al