Përveç “bomberit” të Porto, Mehdi Taremi, “zikaltërit” e Inter tashmë kanë nisur negociatat për transferimin e sulmuesit austriak të rivalëve të Bolonjas, Marko Arnautoviç, me këtë të fundit që dëshiron një rikthim tek Inter.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, problem në negociatat me Bolonjan pritet të jenë kërkesa e tyre për lojtarin, teksa kërkojn plot 15 milionë euro për shitjen e “bomberit” austriak, ndërsa Inter deri më tani ka ofruar vetëm 8 milionë euro. Negociatat janë në vazhdim e sipër dhe në rast arritjes së një akordi për trasnferimin e 34-vjeçarit, bordi i “zikaltërve” do fillojë negociatat me “topçinjtë” e Arsenal për shërbimet e mbrojtësit japonez, Takehiro Tomijasu.
sfidanti.al