Kejn pranë Bajern, Totenhem fillon kërkimet për “bomberin” e radhës

Prej shumë javësh, “bavarezët” e Bajern Mynih kanë nisur negociatat për transferimin e “bomberit” të Totenhem, Herri Kejn dhe pas shumë refuzimesh nga ana e londinezëve, këta të fundit më në fund kanë pranuar ofertën e “gjigandëve” gjermanë prej 110 milionë eurosh dhe tashmë mungon vetëm aprovimi i këtij të fundit për plotësuar kalimin.

Me largimin e “rekordmenit” të tyre, tashmë bordi i Totenhem është duke menduar për afrimin e një sulmuesi potent në Londër, i cili ka për detyrë të mbushë “boshllëkun” që do të lërë pas 29-vjeçari anglez. I pari në listën e Tottenham është “bomberi” i Çelsit, Romelu Lukaku, me këtë të fundit që mesa duket nuk do të transferohet te Juventus dhe është jashtë planeve të “bluve”. Një tjetër emër që përmendet është gjithashtu dhe “bomberi” iranian, Mehdi Taremi dhe tashmë bordi i londinezëve duhet të vendosë për transferimin e së ardhmes.

 

sfidanti.al