Protagonist tek Uest Hem, Mançester Siti kërkon “yllin” brazilian

Pas një sezoni fantastik, ku arriti të fitojë dhe trofeun e Ligës së Konferencës, në finalen e madhe të Pragës, ndaj italianëve të Fiorentinës, “fantazisti” brazilian i Uest Hem, Lukas Paketa është kthyer në objektivin e shumë ekipeve të mëdha të Evropës.

Ndër këto ekipe janë dhe “qyetarët” e Mançester Siti, me teknikun Pep Guardiola, që e pëlqen shumë ish-“fantazistin” e Milan dhe me shumë mundësi pritet që Paketa të zyrtarizohet te “blutë” e Mançesterit në ditët në vijim. Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, për autorin e 5 golave e 7 asistime në 43 përballjet e regjistruara sezonin e shkuar, “qytetarët” kanë bërë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh dhe tanimë janë në pritje të “çekiçëve”.

 

sfidanti.al