Mungon vetëm firma, “rivali” i Kumbullës pranë Al-Ahli

Fillimisht ishin thjesht aludime, mirëpo paraditen e kësaj të hëne është vendosur gjithçka dhe në ditët në vijim pritet të vijë dhe zyrtarizimi i mbrojtësit brazilian të Romës, Roxher Ibanjez te sauditët e Al-Ahli.

Për kartonin e qendërmbrojtësit 24-vjeçar, “gjigandët” arabë janë të gatshëm të derdhin në arkat e “verdhekuqve” plot 30 milionë euro të shpërndara në formulën 28.5 milionë euro bazë plus 1.5 milionë të tjera bonus. Përsa i përket kontratës personale, “kollosi” brazilian i mbrojtjes pritet të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin e tij të ri, kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon.

 

sfidanti.al