Tashmë gjithçka është vendosur. Usmane Dembele do të largohet nga Barcelona dhe tanimë tekniku Ksavi ka filluar punën për gjetjen e zëvendësuesit të francezit, mision ky tepër i komplikuar.
Mungesa e opsioneve në tregun e futbollistëve dhe problemet finaciare të “katalanasve”, padyshim janë problemet kryesore të tekniku spanjoll has në gjetjen e një emri të ri për krahun e djathtë të fushës. Alternativat brenda “blaugranave” janë Rafinja, Feran Torres, Ansu Fati apo Abde Ezalzuli, me njërin prej tyre që pritet të pozicionohet në krahun e djathtë të sulmit edhe pse ish-mesfushori do të preferonte një “dhuratë” nga merkatoja.
sfidanti.al