Talent i sulmit, “ylli” i Shpresave firmos me Empolin

Pas një sezoni fantastik në Itali me Çezenën, sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi është gati për hapin e “madh” në karrierë. Sulmuesi i Shpresave do të transferohet zyrtarisht në Serinë A dhe do të jetë pjesë e Empolit, me akordin tashmë që është arritur mes palëve.

Empoli do të paguajë 2.2 milionë euro për shërbimet e lojtarit teksa Çezena do të ruajë 30% të kartonit. Në momentin që Shpendi do të shitet nga Empoli, 30% e vlerës totale të transferimit do të kalojëë llogarinë e Çezenës. Shpendi kreu vizitat mjekësore me Empolin dhe më pas erdhi zyrtarizimi nga klubi. Ndërkaq, pjesë e Empolit, aktualisht është edhe “legjionari” i Kombëtares, Ardian Ismajli.

 

sfidanti.al