Prej disa kohësh tashmë, ndër “pikat e dobta” që londinezët e Totenhem kanë është vija e fundit e mbrojtjes, teksa jo në pak raste “gjelat” anglezë kanë shpërdoruar avantazhin duke pësuar në fund të ndeshjes e për rrjedhojë duke humbur pikë të vyer në renditje.
Mirëpo, duket se gjërat janë duke ndryshuar, skuadrën e Totenhem që janë pranë nënshkrimit me një ndër talentet më premtues të repartit të mbrojtjes në Evropë. Bëhet fjalë qendërmbrojtësin e Volfsburg, Miki van den Ven dhe sipas raportimeve është arritur akordi mes klubeve, me skuadrën e Totenhem , që do të paguajë plot 50 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit dhe pritet që gjithçka të finalizohet në ditët në vijim.
sfidanti.al