Letra e Lionel Mesit në FIFA të bën për të qeshur

Argjentina, para disa ditësh, mundi 1-0 Kilin dhe të vetmin gol të ndeshjes e shënoi Lionel Mesi. Megjithatë, gjatë ndeshjes, ai e sulmoi verbalisht ndihmësgjyqtarin, duke shprehur pakënaqësinë me vendimet e tij. FIFA njoftoi se kishte filluar procedurën përkatëse kundër Mesit dhe, më pas, u mor vesh se ajo (FIFA) e kishte dënuar Mesin që të mos luante katër ndeshje.

Këtë dënim të rëndë e dënoi Barcelona, ndërsa Federata e Futbollit të Argjentinës paralajmëroi se do të bënte ankesë. Mediumet spanjollë, ndërkohë, bënë ditur se Mesi i kishte dërguar FIFA-s një letër që bëri për të qeshur shumë njerëz:   “ Ato fjalë që thashë unë, nuk ia adresova ndihmësgjyqtarit, por i thashë me zë të lartë!”.

sfidanti.al