Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, nuk sheh asnjë dobi te ndeshjet miqësore të ekipeve përfaqësuese në këtë pjesë të sezonit, ndërsa ai mbeti pa shërbimet e sulmuesit Allan Lalana gjatë katër javëve të ardhshme, për më tepër që ndeshjen e radhës e ka derbi me Evertonin. Lalana u dëmtua, ndërsa ishte i angazhuar me përfaqësuesen angleze. “Është e vështirë, kur humbisni një lojtar si Allani që nuk do të luajë gjatë katër javëve që do të thotë deri në tetë ndeshje ose edhe më shumë”, i tha trajneri gjerman
“Skaj Sportit”, duke shtuar se ‘ai që ka menduar se është një ide e mirë që Mançester Siti të luajë me Liverpulin të mërkurën dhe, më pas, Gjermania e Anglia të luajnë të mërkurën, ma do mendja se nuk merr vesh fare nga futbolli, pasi një gjë e tillë nuk ka kurrfarë kuptimi. Ndeshja Siti –Liverpul ishte një nga ndeshjet më intnesive të kampionatit. Kështu që a mendoni se pas një dueli të tillë duhet të luajnë Gjermania dhe Anglia? Në fund të fundit, janë lojtarët ata që e paguajnë çmimin dhe shumë nga ata u dëmtuan gjatë javës së kaluar”, tha Klopi.
sfidanti.al