Çelsi “dorëzohet” për Kajsedon, “blutë” gati 3 emra të tjerë për mesfushën

Pas refuzimit të ofertës së tretë prej 80 milionë paundësh, nga “pulëbardhat” e Brajton, për kartonin e 21-vjeçarit, Moises Kajsedo, duket se “blutë” e Çelsi po “heqin dorë” nga shërbimet e ekuadorianit dhe në listën e teknikut Poketino janë 3 emra të tjerë.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Çelsi nuk do të “dorëzohet” menjëherë për Kajsedo, pasi do të tentojë afrimin e tij deri në fundin e merkatos së verës, por në rast se nuk arrihet akordi, bordi i “bluve” ka gati 3 emra nga 3 kampionate të ndryshme për repartin e mesfushës. I pari mbetet “fantazisti” i talentuar i spanjollëve të Selta Vigo, Gabri Veiga, me këtë të fundit, që ka shkëlqyer sezonin e shkuar në La Liga. Pas Veiga, në listë gjishashtu janë dhe mesfushori amerikan i Lids Junajtid, Tajler Adams, si dhe “shkatërruesi” argjentinas i Ajaks, Edson Alvarez.

 

sfidanti.al