“Duel” arab për “yllin” e PSG, Al-Hilal e Al-Ahli vihen pas italianit

Prej javës së kaluar, në mediat e huaja po qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajme, që lidhin “arkitektin” italian të mesfushës së PSG, Marko Verati, me një kalim te “gjigandët” sauditë të Al-Hilal, që thuhet se kanë arritur dhe akordin personal me lojtarin, për një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.

Mirëpo, në “garën” për shërbimet e 30-vjeçarit tashmë ka hyrë dhe një tjetër klub arab, ai i Al-Ahli, që deri më tani ka arritur të transferojë emra goxha të njohur në arenën evropiane, si Roberto Firminjo, Alan Sant-Maksimin, Rijad Mahrez e Eduard Mendi. Tashmë e vetmja gjë çka mbetet për t’u mësuar është emri i skuadrës, që do të jetë e gatshme të paguajë plot 80 milionë euro, aq sa kërkon PSG, për kartonin e 30-vjeçarit, teksa kujtojmë se oferta e parë e Al-Hilal, për italianin kapi shifrën e vetëm 30 milionë eurove.

 

sfidanti.al